×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Real Madrid e konfirmon blerjen e “Messit Turk” nga Fenerbahce

    Insajderi
    06 July 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arda Guler është një lojtar i ri i Real Madridit.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetet zyrtare.

    Guler do jetë me Real Madridin që nga ky sezon dhe ka një kontratë deri në vitin 2029.

    Ai është 18 vjeç dhe vjen pasi u shpall kampion i Kupës së Turqisë këtë sezon me Fenerbahçen dhe u zgjodh MVP i finales. Përveç kësaj, ai është një ndërkombëtar i plotë dhe lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e skuadrës turke. Ai e bëri atë në 18 vjeç e 114 ditë.

    Nënshkrimi i ri i Real Madridit debutoi me ekipin e parë të Fenerbahces në gusht të vitit 2021. Ishte në një ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës dhe nuk kishte mbushur 17 vjeç.

    Guler për skuadrën turke ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Në sezonin e fundit, performanca e tij është rritur në mënyrë dramatike.

    Ai luajti 35 ndeshje, shënoi 6 gola dhe luajti në paraqitje të shkëlqyera si në finalen e Kupës së Turqisë kundër Basaksehir. Ai asistoi golin e parë të Fenerbahces (të cilin e mundën 2-0) dhe u votua lojtari i ndeshjes./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark