Southagate do të vazhdojë t’i drejtojë “Tre Luanët” edhe për tre vjet të tjerë, deri në vitin 2024.
“Këtu për të qëndruar. E kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Gareth Southgate e ka vazhduar kontratën me Tre Luanët deri në vitin 2024”, njofton Federata Angleze.
Anglia bëri paraqitje të mira në Euro 2020 nën drejtimin e Southgate duke u kualifikuar në finale.
Ndërsa, në kualifikimet e Botërorit 2022 e mbylli grupin si lidere dhe do të jetë pjesë e “Katar 2022”. /Insporti.com/