Aston Villa ka prezantuar legjendën e fubtollit anglez, Steven Gerrard si trajner i ri i skuadrës, transmeton Insporti.com.
Klubi nga qyteti i Birmigham ditë më parë filloi bisedimet me Gerrard dhe klubin skocez, Rangers, për ta liruar nga kontrata.
Villa sapo ka prezantuar ish-futbollistin anglez si trajner i ri nëpërmjet një komunikate të lëshuar për shtyp.
Gerrard pas pensionimit nga futbolli aktiv, filloi punën si trajner në klubin e tij të zemrës Liverpool në grupmoshat e reja.
Më pas, mori drejtimin e gjigantit skocez Rangers, me të cilin fitoi titullin e kampionit pas shumë viteve pa e fituar atë.
Gerrard do ta zëvendësojë Dean Smith, i cili u shkarkua në fillim të javës nga kryesia e klubit anglez. /Insporti.com/