Trepça ’89 ka prezantuar futbollistin më të ri të tyre, Abdulah Oyekanmi.
Në fakt nigeriani ka arritur më parë në Mitrovicë dhe ishte regjistruar, madje luajti si titullar edhe në sfidën ndaj Drenicës.
‘Minatorët’ arritën fitore të madhe në udhëtim me rezultat 2-5, derisa Oyekanmi bëri një ndeshje shumë të mirë.
Por prezantimi i 19-vjeçarit ka ardhur vetëm para pak kohësh nga mitrovicasit në faqen zyrtare duke i uruar suksese.
Njoftimi i plotë i Trepçës ’89:
Welcome Abdulah Oyekanmi
Abdulah Oyekanmi është futbollisti më i ri i cili bëhet pjesë e familjes bardhëegjelbërt.
Abu është 19-vjeqar dhe vie si përforcim në repartin e mesfushës të ekipit.
Nigeriani ishte pjesë e formacionit startues në ndeshjen ndaj KF Drenicës ku pat një paraqitje shumë të mirë.
Abus i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë
Mirëseerdhe Abu