Newcastle Unitedi edhe zyrtarisht ka transferuar mbrojtësin anglez, Kieran Trippier nga Atletico Madridi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez përmes faqes zyrtare.
Kontrata e nënshkruar mes palëve është për dy vjet e gjysmë.
Trippier është përforcimi i parë i Newcastle Unitedit nën drejtimin e pronarëve arabë të klubit.
“31-vjeçari ka rënë dakord për kushtet për një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë dhe bëhet nënshkrimi i parë i lartë nën drejtimin e pronarëve të klubit dhe trajnerit Eddie Howe”, thuhet në komunikatën e klubit.