UEFA ka bërë publike delegimet e plota të gjyqtarëve për ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian i ka dhënë rëndësi të madhe duelit të Grupit I ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë.
Francezi, Klement Turpin, është gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ditën e martë.
Gjyqtari 39-vjeçar, prej vitesh është pjesë e elitës së gjykimit në kontinent dhe UEFA i beson atij vazhdimisht duele me peshë në arenën ndërkombëtare.
Në majin e vitit 2021, ai ishte gjyqtari kryesor në finalen e Ligës së Evropës mes Villarrealit dhe Manchester Unitedit.
Asistentë janë bashkëkombasit e tij, Nicolas Danos dhe Cyril Gringore.
Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë luhet nga ora 20:45.