Vushtrria e ka kompletuar huazimin e futbollistit të Dritës, Esosa Irogue Priestley.
Klubi vushtrrias ka prezantuar futbollistin e huaj në ambientet e klubit.
“FC Vushtrria huazon lojtarin e FC Drita, Esosa Irogue Priestley. Priestley, 26 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë”, thuhet në njoftimin zyrtar të ish-kampionëve të Kosovës.
Priestly është pjesë e Dritës nga viti 2021 derisa ishte huazuar edhe edicionin e kaluar te Ulpiana e cila ishte pjesë e Superligës së Kosovës.
Vushtrria bën gara në Ligën e Parë të Kosovës. Edicionin e kaluar iu afrua shumë elitës së futbollit, por humbi 3:1 në ndeshjen e barazhit nga Malisheva.