×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zyrtari i BE-së: Dialogu Kosovë-Serbi ka të bëjë me bërjen e Kosovës shtet

    Insajderi
    11 October 2023 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësdrejtori në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Marko Makovec ka deklaruar të mërkurën se dialogu ndërmjet “Beogradit dhe Prishtinës” ka të bëjë me një marrëveshje që do të “ndryshojë karakterin e Serbisë” dhe  që “do ta bëjë Kosovën shtet”.

    Këto komente Makovec i ka bërë gjatë një diskutimi në një panel në Beograd, ku ka thënë se marrëveshja është diçka e madhe.

    “Kjo është një gjë shumë e madhe dhe për këtë arsye negociatat po marrin shumë kohë” ka thënë ai.

    Zyrtari europian iu ka referuar edhe sulmit në Banjskë duke thënë se e ka diskutuar me autoritetet në Beograd se çka e solli atë.

    Makovec tha se situata në Kosovë nuk duhet të krahasohet me konfliktet në Irlandën e Veriut ose Bregun Perëndimor.

    “Megjithatë, dialogu do të vazhdojë dhe ne do të përpiqemi të parandalojmë që situata të shkojë në atë drejtim. Ne do të përpiqemi të përdorim të gjitha resurset dhe përpjekjet tona për t’i rikthyer të dyja palët në tavolinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark