×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtari i NATO-s: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës

    Insajderi
    05 July 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, tha se askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë.

    Goffus u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të saj të arritur në Ohër, siç raporton mediumi publik i Kosovës.

    Kam ardhur këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë progres nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme! Është urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha ai në një deklarim për gazetarë, pas takimeve që ka pasur me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

    Ndërkaq, siç ka raportuar mediumi Koha, Goffus ka thënë se ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.

    Tutje, ai ka bërë thirrje që të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark