×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtari serb i reagon Haradinajt pasi përmendi idenë e bashkimit kombëtar

    Insajderi
    19 January 2021 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra e Serbisë për Kosovën”, ka reaguar pas deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mënyra për t’iu shmangur referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipëri është që më 2025-ën Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Ata (politikanët kosovarë) po i afrohen zgjedhjeve dhe po shfaqin nervozizëm, kështu që është normale të rrisin vlerësimin e tyre politik përmes lakimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, deklaroi Petkoviq, raporton B92, transmeton Gazeta Express.

    Ai theksoi tutje se, kërcënimet e fundit në lidhje me krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, janë në gjurmët e “shpresave të kota të Haradinajt”, duke ia cilësuar edhe taksën 100% si një dështim të tijin.

    “Ne rezistuam atëherë, ne do t’i rezistojmë të gjitha kërcënimeve dhe shantazheve në të ardhmen”, deklaroi tutje njeriu i afërt me Vuçiqin.

    Ai shtoi se dihet që ka pasur një ide për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, teksa ia vë fajin Brukselit për, siç e quan ai, pasivitetin kundrejt sjelljes së një drejtësie ndërmjet dy vendeve.

    Në anën tjetër, në pasditen e së martës, Haradinaj përmendi idenë e bashkimit kombëtar në formë kushtëzimi, nëse Serbia nuk e njeh diplomatikisht Kosovën.

    “Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij.

    “Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark