×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtarja e Speciales: Askush në Kosovë nuk kujton viktimat ku kryerës kanë qenë anëtarët e UÇK-së

    Insajderi
    15 September 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e viktimave në Speciale, Annie Pueess, ka thënë se në Kosovë nuk respektohen viktimat e pretenduara të UÇK-së.

    Sipas saj, frika i ka bërë ata që të mbyllin gojën.

    “Mjafton të bësh një shëtitje në Kosovë dhe të shohësh statuja për pjesëtarët e UÇK-së, por asnjë nuk kujton viktimat ku anëtarët e UÇK-së kanë qenë kryerës. Në narrativën aktuale është luftë e lavdishme. Kjo në fakt është vetëm një pjesë e historisë”, ka thënë ajo.

    Tutje, Puess ka thënë se UÇK-ja ka qenë e detyruar të respektonte ndalimin e torturës, shkruan Insajderi.

    “UÇK-ja ka qenë e detyruar të respektonte ndalimin e torturës, krimet janë kryer nga gjitha anët. Rregullat e luftës duhet respektuar nga gjitha palët. Ky gjyq është i rëndësishëm sepse do zbuloj dhe do paraqes disa nga të vërtetat e parehatshme. Ky gjyq nuk ka të bëj me legjitimetin e luftës për pavarësi por me rregullat bazë të njerëzimit.  Pika pika mbushet pusi – kjo është çka më tha një nga viktimat, kjo mund të jetë një hap I parë drejt ndryshimit”, deklaroi Pueess.

    Ajo theksoi se Kosova mund të ec përpara dhe të rritet vetëm kur të përballet me të vërtetat e së kaluarës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark