×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​I jepet lamtumira e fundit Kujtim Kastratit

    Insajderi
    28 July 2021 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është varrosur, Kujtim Kastrati, bashkatdhetari që humbi jetën në aksidentin e javës së kaluar në Kroaci.

    Familjarë, miq dhe qytetarë janë mbledhur në Malësi të Vogël të Rahovecit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Kujtimit, i cili la pas vetes dy fëmijët.

    Vdekja e të ndjerit po përjetohet rëndë nga familjarët, megjithatë shprehin falënderime për Qeverinë për kujdesin ndaj viktimave dhe të lënduarave në aksidentin me autobus në Kroaci.

    Sadik Kastrati, axha i Kujtimit tha për KosovaPress se tragjedia që ndodhi të dielën e javës se kaluar është kombëtare, jo vetëm e familjes së tyre.

    Kastrati: Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por kombëtare

    “Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por edhe e kombit. E falënderoj edhe Qeverinë, që për hir të popullit ditën e hënë ka pasur ditë zie. S’kemi çka të flasim. Falënderime, dhimbja mbetet dhimbje”, tha ai.

    Edhe familjarë të tjerë jashtë kamerës së KosovaPress shprehën dhimbjen për vdekjen e të afërmit të tyre.

    Pjesë e ceremonisë së varrimit ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se ngjarja tragjike e së dielës ka goditur rëndë gjithë popullin tonë.

    Latifi: Tragjedia e ka goditur tërë kombin tonë

    Video:

    “Po e mbulojmë me dheun e Kosovës Kujtimin, i cili është pjesë e tragjedisë ku humbën jetë edhe 9 qytetarë tjerë. Tragjedia që ndodhi e ka goditur tërë kombin tonë”, tha ai.

    Kujtim Kastrati së bashku me 9 viktima të tjerë humbën jetën të dielën e javës së kaluar në një aksident në Kroaci duke ardhur në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark