×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Stano: Takimet Kosovë-Serbi do t’i nënshtrohen masave belge për koronavirusin

    Insajderi
    26 October 2020 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi sot se në një situatë të përhapjes në rritje të koronavirusit në Bruksel, takimet e ardhshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale dhe belge të futura për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

    Ai këto komente i bëri për Tanjug, pasi Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së njoftoi sot se takimet fizike të punës në Bruksel do të ulen në “minimumin absolutisht të nevojshëm” për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të koronavirusit.

    Ndryshe, nuk ka ende një datë të saktë se kur do të vazhdojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark