×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “10 sekonda i ki afat me ik”, policia del me një njoftim për të dyshuarit që rrahen brutalisht një person në Pejë

    Insajderi
    19 October 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona nën dyshimin se ishin të përfshirë në një rrahje ndaj një personi tjetër në rajonin e Pejës.

    Ky arrestim vie pas pamjeve të dhunës brutale të një grupi personave ndaj një personi tjetër janë publikuar në media. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se si një grup prej disa personave e rrahin pamëshirshëm një person tjetër në Pejë.

    Policia ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuarit: L.M(2003), T.M (2005), S.B (2007), E.A (2008).

    Sipas Policisë, rasti ishte raportuar në Polici më datën 07.10 2022 rreth orës 12:20.

    “Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK’së.

    Përveç rrahjes, të dyshuarit edhe e kërcënojnë dhe poshtërojnë viktimën me fjalë të ndryshme.

    “10 sekonda i ki afat me ik, nëse nuk ik për 10 sekonda, kam me ta shprazë karikatorin në kry” – dëgjohet në videon e publikuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark