×
  • Sport
  • Sport

    100 gola në garat evropiane, Lewandowski i bashkohet klubit ekskluziv bashkë me Ronaldon dhe Messi

    Insajderi
    21 September 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portali i njohur ndërkombëtar sportiv “Goal” i ka kushtuar një shkrim special arritjes së fundit të Robert Lewandowski, i cili u bë “një shekull”, sa iu takon golave të shënuar në kompeticionet europiane:

    “I konsideruar prej vitesh si një nga sulmuesit më të fortë dhe më pjellor në të gjithë skenën e futbollit botëror, Robert Lewandowski, duke e gjetur “rrjetën” të martën në mbrëmje, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Antwerpit, e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2023-2024, ka fituar hyrjen edhe në një “klub ekskluziv”.

    Aq ekskluziv, saqë përfshin vetëm dy anëtarë të tjerë, si dhe dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Në fakt, sulmuesi polak u bë vetëm lojtari i tretë që arrin pragun e 100 golave ​​të shënuar në kompeticionet evropiane të klubeve.

    Një gol i jashtëzakonshëm, i realizuar nga sulmuesi 35-vjeçar i Barcelonës. Lewandowski arriti rezultate mbresëlënëse, duke rrumbullakosur 100 gola europianë në 139 ndeshje të luajtura në nivel klubesh me fanellat e Lech, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona.

    Messi Ronaldo

    Liga e Kampionëve është kompeticioni evropian në të cilin Lewandowski e ka gjetur rrugën e rrjetës disa herë: 92 në 112 paraqitje. Sulmuesi polak ka shënuar gjithashtu 2 gola në 8 ndeshje të “Europa League”, 3 gola në 4 ndeshje të Kupës UEFA, 2 gola në 6 ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës dhe 1 gol në 8 ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës, ndërkohë që nuk ka realizuar asnjëherë në Superkupën Europiane (ka luajtur 1 ndeshje).

    Për sa iu përket klubeve, 69 gola evropianë i shënoi me fanellën e Bayernit, të cilëve iu shtohen 18 gola me Borussia Dortmund, 7 gola me Barcelonën dhe 6 gola me Lech. Siç u përmend, Robert Lewandowski i është bashkuar një klubi ekskluziv, në të cilin është anëtar së bashku me vetëm Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

    Ishte kampioni luzitan, ai që shënoi më shumë gola europianë nga të gjithë, duke arritur në kuotën 145. Pas tij ishte rivali argjentinas i të gjitha kohërave, që ka ‘ndaluar’ në kuotën 132.

    Shifra padyshim monstruoze, por që, me përjashtim të surprizave të bujshme, nuk do të përditësohen. Siç dihet, Cristiano Ronaldo vendosi të transferohej në Arabinë Saudite tek Al-Nassr, ndërsa Messi u largua nga futbolli europian për të provuar një eksperiencë të re në SHBA me Inter Miami.

    Robert Lewandowski Barcelona Champions League 2023-24

    Nuk ka gjasa që Lewandowski të pretendojë rekordin absolut në të ardhmen, por të paktën të arrijë t’iu afrohet dy kampionëve më të mëdhenj të brezit të tij. Robert Lewandowski është gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube (të cilin e fitoi vetëm një herë me fanellën e Bayern Munich).

    Siç u përmend, polaku ka shënuar 92 gola në 112 ndeshje të Ligës së Kampionëve. Përpara tij në këtë renditje speciale janë sërish Cristiano Ronaldo dhe Messi. CR7 shënoi 140 gola në 183 ndeshje, ndërsa argjentinasi 129 gola në 163 ndeshje.

    Në këmbët e podiumit është Benzema me 90 gola, ndërsa italiani më i mirë mbetet Filippo Inzaghi (në vendin e 11-të) me 46 gola të shënuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark