×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    150 euro gjobë për ata që vendosin maska në këtë shtet

    Insajderi
    14 March 2023 - 14:47

    Pas heqjes së masës së detyrueshme për të mbajtur maskë gjatë shfrytëzimit të transportit publik, tash vijnë masat e tjera.

    Të gjithë ata që pas 1 marsit vendosin edhe vullnetarisht maskën në publik, do të mund të gjobiten me nga 150 euro, raporton gazeta austriake Kurier.

    Gjoba vjen për shkak të një ligji të 2017-së që nuk e lejon maskimin dhe ata që do të mbajnë maska kanë nevojë për raport mjekësor.

    Sipas revistës gjermane Der Spiegel, qeveria austriake po kërkon një mënyrë për të kapërcyer problemin aktual për ata që dëshirojnë të vazhdojnë të mbajnë maska në transportin publik dhe Ministria e Brendshme i ka kërkuar policisë që të tregojë liri për ata që mbajnë maska. “Në aplikimin e ligjit, policia do të ndërhyjë në mënyrë proporcionale, veçanërisht në muajt në vijim. Nëse personi mund të bëjë të besueshëm një justifikim shëndetësor, nuk ka kundërvajtje administrative”, theksoi një zyrtar nga Ministria e Brendshme, përcjell albinfo.

    Detyrimi për mbajtjen e maskës ishte edhe kufizimi i fundit për mbrojtje nga COVID-19 në Austri.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark