×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së

    Insajderi
    17 February 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka thënë se foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.

    Osmani kërkoi nga spektri politik që interesi i shtetit të dominojë, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare kërkoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e NATO-s.

    “Këto sfida na kanë bërë që të përplasemi për brenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një të bashkëndjejmë. Prandaj pavarësisht dallimeve në pikëpamje politike, spektri politik do të dominojë në interes të vendit. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO. Prandaj le të punojmë bashkë edhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës ta forcojmë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

    “Qëndresën e pashembullt të brezave të lirisë e cila i parapriu jetësimit të ëndrrës së madhe, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovën i cili e siguroi respektin e gjithë botës demokratike. Bijat tona në UÇK që sakrifikuan jetën në mbrojtje të vendit, komandantin Adem Jashari i cili i priu rezistencës për liri, përfaqësuesit e shtetit të cilët për 15 vite kontribuuan për jetësimin demokratik të vendit, ushtarëve e policisë sonë, ushtarët e FSK-së që po luftojnë për shpëtimin e jetëve nga tërmetet në Turqi e Siri. U falënderohemi edhe miqve tanë, aleatëve tanë të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë, kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë, kur u çliruan në tokën e lirë, ata janë këtu edhe sot, partner të besueshëm e të qëndrueshëm më të cilët edhe sot po e ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Osmani.

    Osmani tha se në këto 15 vjet shtet Kosova është zhvilluar e forcuar si shet i ri, si në romanizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve si dhe ka krijuar bazë solide për funksionim të mëtutjeshëm.

    “Institucionet po forcohen e kjo është e arritur e madhe. Sfidat kanë qenë të pashmangshme por i kemi tejkaluar me aleatët tanë, këto sfida na kanë bërë të kemi përplasje të brendshme por na kanë bërë edhe më të fortë, kanë dëshmuar aftësinë tonë për të qenë më të qëndrueshëm karshi tyre. Këto sfida janë të pranishme edhe sot kur Kosova falë përcaktimit të saj të hershëm po përpiqet të përcaktoj pozitën e saj drejt strukturave euroatlantike në NATO”, tha ndër të tjera Osmani.

    Osmani tha se kërcënimet e shtetit të Kosovës të cilat vijnë për ta rrënuar e cenuar shtetësinë e Kosovës, provojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre duke thyer unitetin historik karshi çështjeve madhore.

    “Por e nuk duhet të lejojmë, ne përballje me Serbinë duhet dhe do të jemi një. Të bashkëveprojmë e bashkndjejmë karshi këtyre sfidave. Forcimi i shtetit është mision i secilit, i institucioneve, spektrit politik e secilit qytetar ashtu siç ishte pavarësia e liria jonë”, tha Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark