13:06 - 02 Qershor 2021

“192 Misioni”, është seriali më i ri vendor nga CLICK, i cili do të shfaqet çdo të mërkurë nga ora 22:15, në Klan Kosovë.

Ky serial bazohet në ngjarje të vërteta, një serial i mbushur aksion, dramë dhe ngjarje të cilat audienca me padurim do të pret t’i zbulojë”.

Pas mbylljes një vjeçare, shqetësimit dhe frikës nga pandemia globale, që na shtyu në karantinë, kjo verë sjell premtimin e një shoqërie që kthehet në normalitet. Kthehet me shansin për të eksploruar “toka të reja”, me mundësinë për të ndjekur një karrierë të re që gjithmonë dukej thjesht e paarritshme. Sjell mundësinë e rilidhjes me familjen dhe me miqtë.

“Lufta e vitit 1998/99 në Kosovë la gjurmë të mëdha në jetët e njerëzve. Shumë viktima, qytetarë shqiptarë civil të pa armatosur, u masakruan nga forcat serbe dhe u zhdukën. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Njëzet vite më vonë, një hetues i Policisë së Kosovës shtie në dorë një dosje sekrete mbi vendndodhjen e një krimineli lufte. Bëhet fjalë për njërin nga drejtuesit e njësisë për pastrimin e fushëbetejave dhe fshehjen e krimeve të forcave ushtarake-policore serbe. Ky, “Bozidar Talic” fshihet në një zonë malore, jo larg kufirit verior të Kosovës, në Serbi.

Nga aty, ai drejton një ushtri private përmes të cilëve, me “bekimin” e qeverisë në Beograd kontrollon komunat e banuara me serbë në veri të Kosovës, duke mbajtur situatën atje politikisht jo stabile, në aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit të paqëndrueshëm dhe larg pushtetit të Prishtinës. Ata mbledhin haraq, kontrollojnë tregun e kontrabandës, drogës dhe prostitucionit.

5-shja e hetuesve policor nga Kosova, do të nisen në një mision të pamundur. Misioni i tyre është kapja dhe sjellja para drejtësisë e kriminelit të kërkuar, Bozidar Talic. Ata arrijnë të kapin “pakon”. Por ende pa u larguar, diktohen nga rojat e Talic që u vihen prapa.