Insajderi merr vesh që në mbledhjen e sotme, Këshilli i Etikës ka vendosur që ta shtyjë për të hënën intervistimin e profesorit, Xhevat Krasniqi.
I njëjti institucion po pret edhe se cka do të vendos rektori Qerim Qerimi për situatën e tij, pas rekomandimit që i kanë bërë deri më tani të suspendohet Krasniqi.
Rikujtojmë se gjatë ditëve të kaluara dhjetëra studentë kanë bllokuar hyrjen para rektoratit, gjersa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës të UP’së.
Protesta u mbajt pasi që studentët ishin të revoltuar që ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi, i cili është i dyshuar për ngacmim seksual.
Skandali për ngacmimeve seksuale të profesorit Krasniqi, është raportuar nga Gazeta Insajderi.
Në linqet e mëposhtme mund t’i lexoni artikujt për këtë rast.