Kompania e përbashkët e publicistit Veton Surroi me oligarkun nga Shqipëria, Gentijan Sulo përmendet në dosjen e skandalit “Brezovica”, si biznesi që i ka dhënë mbi 410 mijë euro ryshfet ish-kryetarit të Shtëprcës, Brratislav Nikolic në këmbim të lejes. Gazeta Insajderi, sjell detaje të shkeljeve ligjor që “Stella” e Surroit e Sulos, kishte bërë në ndërtimet në Brezovicë.
Mbi 410 mijë euro dyshohet se u dhanë ryshfet për ndërtimin e kompleksit dhe hotelin “Stella Consulting”, aksionar në të cilën është publicist Veton Surroi, ndërsa aksionar kryesor është oligarku nga Shqipëria, Gentijan Sulo.
Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në këtë komunë, për ndërtimet pa leje në Brezovicë.
Ai po dyshohet se ka pranuar përveç të tjerave edhe 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”, shkruan Gazeta Insajderi.
Shkeljet ligjore të Surroit e Sulos në ndërtimet në Brezovicë
Gazeta Insajderi, ka raportuar se si objekti hotelier që po ndërtohej nga firma “Stella Construction” ku aksionar është Veton Surroi bashkë me oligarkun nga Shqipëria Genijan Sulon, konsiderohej si njëra ndër shkelëset e madhe ligjore në Brezovicë.
Për shkak të së cilave shkelje edhe u ishin ndaluar punimet në atë kohë.
Themeluesi i grupit “Koha”, publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, është aksionar prej 30 për qind në biznesin “Stella Construction” që pos disa vilave në Brezovicë, kishte ndërtuar edhe një objekt shumëkatësh, në kundërshtim me ligjin. Drejtor aty është Gentjan Sula, një nga 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri.
Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e inspektimit të ndërtimeve në Brezovicë, që është pjesë e parkut kombëtar “Sharri”.
Në këtë dosje, janë dhënë arsyet e bllokimit të punimeve ku përmenden shkatërrimi i ujërave dhe leja ndërtimore për villa por jo edhe për hotel.
Në dosje thuhet se me 8 gusht 2019, organet e rendit së bashku me ato të Ministrisë së Mjedisit kishin inspektuar disa objekte në Brezovicë, në mesin e të cilave edhe ato të ndërtuara nga Stella.
Ishte konstatuar nga inspektorët se ndërtuesit nuk kishin respektuar kriteret e ndërtimit që parashihen me ligjet dhe rregulloret për ambient dhe ujë, për zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Në këtë raport thuhej se shoqëria ku ka hise edhe Surroi, ka nisur ndërtimin pranë lumit Murzhica si dhe një objekt i cili duket si impiant për trajtimin e ujit, që ndodhet brenda komplet pronës ujore.
Ishte konstatuar madje se “Stella” ka leje për ndërtim të vikendicave por jo edhe të një hoteli.
“Stella… nga MMPH posedon një pëlqim mjedisor për ndërtimin e 16 vikend shtëpizave, por në këtë vendim nuk është cekur në asnjë pikë objekti hotelier”, shkruan në raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Ambientit.
Për ndërtimin e objektit hotelier, “Stella Consulting”, do të duhej të pajisej edhe me leje ndërtimore komunale ashtu siç parashihet në Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore Komunale.
“Investitori nuk është pajisur me leje ndërtimore për objektin afarizëm–hotel në parcelat kadastrale në Vërbeshticë””, shkruante në raport.
“Projekti ka qenë në ndërtim kur i janë ndaluar punimet në aksionin e përbashkët në gusht 2019”.
Ministria ka urdhëruar Komunën e Shterpcës të pezullojë kushtet ndërtimore për shkak se siç thotë, shkeljeve të tyre.
“Të pezullojë kushtet ndërtimore me numër 06-351/01-7974/18, dt. 24.07.2018 dhe Lejen dërtimore nr 06-351/02-12”, thuhet në vendimin e Ministrisë.
Publicisti, Veton Surroi pati mohuar se kompania, pjesë e të cilës është ai ka bërë ndonjë shkelje.
“Objekti në fjalë është pronë e Shoqërisë me përgjegjësi të Kufizuar ‘Stella Consulting’ , në të cilën jam aksionar minoritar. ‘Stella Consulting’ ka marrë të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore , sipas ligjeve në fuqi, para se ta fillonte ndërtimin dhe u është përmbajtur atyre”, pati thënë Surroi në një përgjigje për Insajderin.
“Punëkryesi e ka informuar ‘Stella Consulting’ se nuk ka marrë urdhër ndërprerje të punimeve nga ana e autoritetit ligjor i cili ka dhënë leje”, ka thënë ai.
Por, dosja tregonte diçka tjetër.
Sulo i ankohej Ambasadës së Shqipërisë për ndalimin e punimeve
Pas ndalimit të punimeve nga shteti, “Stella Consulting”, që i ka dërguar një letë ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, sipas tyre lidhur me pengesat që po i bëhen këtij investimi të jashtëm.
Drejtori Ekzekutiv, Gentjan Sula, në këtë letër të gjatë, i ka renditur dëmet që sipas tij i janë bërë kompanisë.
“Prej datës 10 gusht 2019, kantieri ndërtimor është pezulluar… nga ana e Inspektorit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke u penguar në zhvillimin e aktivitete të mëtejshëm dhe si rrjedhojë duke u përballur me një dëm ekonomik i cili progresivisht përkeqësohet çdo ditë që kalon”, thuhet në letrën e Sules.
Ankohej se nuk ishte hera e parë që sipas tij bllohoheshin investimet.
“Nuk është hera e parë që shoqëria ndodhet në të tilla situata bllokimi çka dukshëm provon se jo vetëm nuk ka një frymë dashamirëse dhe sigurie ndaj investimeve të huaj, përkundrazi ato po i nënshtrohen një sulmi të paprecedent duke cenuar ndjeshëm sigurinë e investimeve të huaja në Kosovë të cilat janë totalisht të përmbajtura, çka po i shtynë drejt rivlerësimit të bizneseve dhe tërheqjes nga investimet”.
Sula, ndërhyrjen e shtetit për të vënë rend në ndërtim dhe për të mbrojtur ujërat dhe ambientin, e ka cilësuar agresion.
“Ky agresion i pajustifikueshëm ligjërisht dhe bllokimi i herëpashershëm i aktivitetit ekonomik kanë futur në kolaps investitorin, e kanë vënë përpara përgjegjësisë pa faj përballë sistemit bankar duke e klasifikuar në subjekte jo korrekte. Financimi i këtij projekti është realizuar nga institucione bankare ndërkombëtare të cilët menjëherë kanë reaguar pas njoftimit të bllokimit të punimeve duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të financimit”, thoshte ai. /Gazeta Insajderi