×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “5 gëzhoja u gjetën” – Dy persona u dërguan në mbajtje për gjuajte me armë në Graçanicë

    Insajderi
    17 April 2024 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përgjatë pasdites së të martës pati disa të shtëna me armë të zjarrit në Graçanicë. Insajderi raportoi ekskluzivisht se në konflikt ishin të përfshirë Amir Osmani, i biri i Ismet Osmanit të njohur si “Curri” dhe biznesmenit kontrovers Mentor Beqiri.

    Për rastin detaje janë dhënë edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, konfirmohet se dy persona janë dërguar në mbajtje.

    Bëhet me dije se është raportuar se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

    Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.

    Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark