×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasja mes dy grupeve, Policia ndalon edhe të birin e “Currit”

    Insajderi
    16 April 2024 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përgjatë pasditës së të martës pati disa të shtëna me armë të zjarrit në Graçanicë. Insajderi raportoi ekskluzivisht se në konflikt ishin të përfshirë Amir Osmani, i biri i Ismet Osmanit të njohur si “Curri” dhe biznesmenit kontroverz Mentor Beqiri.

    Insajderi merr vesh se i ndaluari i dytë në këtë rast është Amir Osmani.

    Mediumi raportoi po ashtu me burime se i arrestuari tjetër është biznesmeni Mentor Beqiri.

    Burimet policore i thanë më herët Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani. Ky i fundit ka qenë në ndjekje nga biznesmeni kontroverz Mentor Beqiri.

    Krejt kjo përplasje ka nisur për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur atë.

    Të dyja veturat në vendin e ngjarjes, sipas burimeve të Insajderit janë në pronësi të grupit të Mentor Beqirit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark