Kënga e saj tanimë është në mesin e 15-të këngëve që BBC Radio 1 ka si prioritet, shkruan Kultplus.
Është e vështirë të hysh në këtë listë të 15-të këngëve më të transmetuara në radion e famshme, të parën e BBC, dhe Dua Lipa e ka përjetuar mirë këtë moment.
Në rrjetin social Facebook ajo ka postuar një GIF – ku tregohet më së miri reagimi i saj me të marrë vesh lajmin.
Kënga e Dua Lipës është krahas emrave si Ariana Grande, Zara Larsson, Sia, Ellie Goulding e Bruno Mars, të gjithë në këtë listë që quhet A – List.
“Blow your Mind” tanimë ka arritur miliona klikime në Youtune e në Spotify dhe është ndër këngët më të dëgjuara që nga momenti i lansimit të saj.
Dua po bën turne nëpër botë, duke paralajmëruar albumin e muajit shkurt të vitit tjetër.