×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    7 të arrestuarit për shpërlarje parash, Gjykata merr këtë vendim

    Insajderi
    22 February 2024 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim lidhur me kërkesën për masën e paraburgimit ndaj shtatë personave që arrestuan në aksionin e djeshëm të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale. 

    Siç mëson Insajderi ndaj pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërsa për dy të dyshuarat është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje se shtatë personat e arrestuar për mashtrim janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva, A.J, E.S.

    Por, si funksiononte ky grup?

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj shtatë personave që arrestuan në aksionin e djeshëm të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale. Ky aksion ishte zhvilluar në shtatë lokacione.

    Ata dyshohen për disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

    Gazeta Insajderi ka arritur ta sigurojë dosjen e Prokurorisë, në të cilën thuhet se të dyshuarit që nga viti 2021 janë paraqitur me identitet të rrejshëm dhe kanë telefonuar persona për mundësi investimi në kriptovaluta.

    Sipas dosjes së Prokurorisë ata kanë bindur këta persona që tu dërgojnë para, kështu duke grumbulluar afro 2 milionë euro përmes mashtrimit.

    Ta dyshuarit duke përdorur platformën “Opsion 888” dhe në “Trans Gain Capital” dhe “Biance” kishin manipuluar me aplikacione fiktive për t’í bindur të dëmtuarit se investimet e tyre janë rritur.

    Ndërsa viktimave që ranë pre i janë kërkuar 900 mijë euro kinse për të tërhequr këto para.

    Në bashkëveprim që nga viti 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2024 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, duke u paraqitur me identitetet të rrejshëm si Ueli Schmidt, përmes telefonatave i kontaktojnë viktimat e ndryshme dhe i ofrojnë gjoja mundësi për të investuar në kriptovaluta, pasi i kanë bindur vikamat e ndryshme për të investuar shuma të ndryshme (që tani ka kjo shumë ka arritur vlerën prej 1.900.000), (një milion e nëntëqind mijë euro), i kanë nxitur viktimat që janë nxitur viktimat të dërgojnë para shtesë kinse për t’i tërhequr paratë dhe viktima kanë dërguar para në vlerë prej 900.000 (nentëqind mijë) duke shpresuar se do tu kthehen paratë e investuara më herët. Të dyshuarit kanë manipuluar me aplikacioneve fiktive, për t’i bindur tani të dëmtuarit se investimeve tyre janë rritur, përsëri i kanë mashtruar me premtimin se kompania e të pandehurve të investimin e bërë nga viktimat“, thuhet aty.

    Ndryshe gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark