×
  • Lajme
  • Insajderi

    “7 të lënduar  me armë zjarri e 10 me mjete të mprehta”, SHSKUK jep detaje për rastin në Bon Vivant

    Insajderi
    05 August 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve mbrëmë në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

    Në njoftim thuhet se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtutjem, pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në Kliniken Emergjente.

    “5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, bëhet e ditur në njoftim.

    ShSKUK njofton se prej tyre, 7 ishin të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.

    “I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla. Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe për t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi”, thuhet më tej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark