×
  • Lajme
  • Insajderi

    “700 milionë euro, kryeministri i mbanë të deponuara në bankë”

    Insajderi
    29 September 2022 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti u ka shpallur luftë bizneseve.

    Ajo është shprehur se “700 milionë euro, kryeministri i mbanë të deponuara në bankë”.

    “Kryeministri u ka shpallur luftë bizneseve, bizneset janë ato që e mbajnë gjallë, janë tatimpaguesit më të mëdhenj të këtij vendi. Unë e di që kompanitë dhe korporatat e mëdha nuk preken drejtpërdrejt nga vendimet arbitrare të kryeministrit gjatë këtyre muajve, por 700 milionë euro, kryeministri i mbanë të deponuara në bankë. Nuk po flas këtu për inflacionin dhe devalvimin e parasë dhe nuk i lëshon sepse ai nuk do që në këtë vend të gjenerohen punë”, tha ajo.

    Lexo edhe:

    Tutje, ajo tha se Kurti ose jeton në një univers paralel, ose siç u shpreh ajo, njerëzit që e rrethojnë s’po ia thonë të vërtetën.

    “Kryeministri ose jeton në një univers paralel ose ata që i flasin nuk ia thonë të vërtetën, unë nuk po kam shpjegim, mirëpo qytetari i Kosovës sot jeton më keq se që ka jetuar vitin e kaluar, se që ka jetuar para dy vitesh”, u shpreh tutje Çitaku.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark