×
Insajderi

Kurti: Forcat tona shpëtuan 3 qytetarë në Turqi, faleminderit që bëni shtetin tonë krenar

Insajderi
13 February 2023 - 22:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me shërbimin në Turqi, forcat e armatosura të Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë veten në rrafshin ndërkombëtar.

Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, ka shkruar Kurti.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark