×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    740 euro për një derë shkolle në Podujevë – Opozita akuzon komunën për keqpërdorime

    Insajderi
    27 October 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë për ‘Furnizimin dhe vendosjen e dyerve’ në shkollat e kësaj komune. E hiç më pak se 740 euro Komunës i ka kushtuar vetëm një derë e tillë. Por sa kushton në treg një derë e këtij lloji?

    Komuna e Podujevës me datën 28 shtator të vitit 2022 kishte nënshkruar kontratën për “Përmirimin e infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave”. Pjesë e kësaj kontrate është edhe “Furnizimi dhe vendosja e dyerve”.

    Vlera e parashikuar e komplet kontratës thuhet se ka qenë 100.000.00 euro.

    Por, në këtë kontratë është llogaritur që demontimi deri në deponi, furnizimi dhe montimi i një dere në shkollë ka kushtuar hiç më pak se 740 euro.

    Demontimi i dyerve ekzistuese dhe bartja e tyre deri në deponinë që e cakton AK, ka kushtuar 30 euro.

    Demontimi i dyerve ekzistuese dhe rivendosja e tyre në kthinat ku e cakton AK. Në llogari thuhet se hynë edhe përpunimi final i kornizave të mureve me të gjitha shtresat, edhe kjo ka kushtuar 30 euro.

    Ndërsa furnizimi dhe montimi i dyerve nga materiali i drurit me ndriqim ka kushtuar plot 650 euro. Duke shkuar çmimi final për një derë në 740 euro.

    Sa kushton në treg një derë e këtij lloji?

    Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Valon Demolli tha për Insajderin se është një shumë shumë e madhe e keqpërdorur. Tutje ai shtoi se e ka hulumtuar tregun dhe një derë e tillë mund të blihet me 180 euro, mos ndoshta edhe më pak se 180 euro.

    “Çmimi real në treg për një derë të tillë është 180€, pra dallimi në çmim është 560€ vetëm për një derë”, ka thënë Demolli.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Podujevës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjje./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    08 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark