Largoni e-mailet, pushimi është koha për t’u shkëputur.
Kur jeni në pushim, gjëja e fundit të cilën duhet t’a bëni është të kontrolloni emailet e punës. Dhe edhe pse mund të jetë e vështirë për t’u shkëputur, është e rëndësishme të shijoni kohën e pushimit. Për këtë duhet të përgatisni veten përpara që të keni një pushim të lirë nga puna.
Për fillestarët, bëni një listë të të gjitha gjërave të cilat duhet të përfundohen para se të shkoni. Në këtë mënyrë ju do të përfundoni detyrat më të rëndësishme, dhe nuk do të keni nevojë të brengoseni për to kur të ktheheni.
Për t’u siguruar se ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë kur të ktheheni nga pushimi, bëni një plan të punës që duhet t’a bëni kur të ktheheni. Sigurohuni se njerëzit e dinë se jeni jashtë vendit dhe në pushim duke vendosur një përgjigje automatike të emailit. Nga kjo klientët do t’a dinë se ju nuk po i injoroni ata, dhe do ua rikujtojë kolegëve se jeni në pushim. Kur të ktheheni në punë, jepni vetes një ditë të tërë që të ktheheni në rend.
Shikoni këtë listë që të mësoni se si të ndaheni nga puna dhe të shijoni pushimin.
Bëni një listë
Shkruani një listë të prioriteteve të të gjitha detyrave të cilat duhet t’i përfundoni para pushimit. Ju nuk do të keni nevojë të mbani në mend çfarë duhet të bëni kur e keni këtë listë!
Përfundoni detyrat tuaja më të rëndësishme
Sigurohuni se po i përfundoni të gjitha detyrat të cilat nuk mund t’i ngarkoni apo t’i shtyeni. Ju nuk duhet t’i bëni njerëzit të ju thërrasin në panik gjatë pushimit tuaj të merituar.
Sigurohuni se detyrat të cilat duhet të përfundohen janë caktuar për dikë tjetër.
Nuk ka asnjë detyrë e cila nuk mund të përfundohet nga dikush tjetër.
Automatizoni gjërat e mërzitshme
Krijoni filtrues që në mënyrë automatike të prioritizoni emailet, përdorni një mesazh të njëjtë për detyrat e përsëritura. Përdorni raporte të automatizuara në vend të statuseve të gjata të takimeve.
Bëni një plan veprimi për kohën kur të ktheheni në punë
Kthimi në punë është i vështirë, sigurohuni se jeni gati dhe se e dini se çfarë duhet të bëni kur të ktheheni.
Vendosni një përgjigje emaili ‘’jashtë zyrës’’
Ju nuk duhet t’i bëni klientët dhe kolegët të mendojnë se po i injoroni ata.
Bllokoni kalendarin tuaj për ditën tuaj të parë të kthimit
Në ditën e parë të kthimit, mos lejoni që njerëzit tjerë të ju marrin këtë kohë ose mund të humbisni disa nga gjërat e rëndësishme të cilat kanë ndodhur.
Sigurohuni se kolegët tuaj e dinë se jeni në pushim dhe se kur do të ktheheni
Shmangni mesazhet dhe emailet “A do të vish në takim’’?. Edhe nëse iu keni treguar 3 herë më parë, vendosni një përgjigje e-maili dhe përmendeni atë në takime: Njerëzit nuk do ta mbajnë në mend kur do të shkoni.
Rezistoni tundimit për të kontrolluar emailin e punës gjatë pushimit
Quhet “pushim nga puna’’ për një arsye.