×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    9 vjeçari mbeti pa katër gishta pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorë

    Insajderi
    23 December 2022 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një djalosh nëntëvjeçar nga Zagrebi, Kroaci, humbi katër gishtat e dorës së majtë pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorën e tij.

    Siç raportohet, mjekët u përpoqën t’ia shpëtonin dorën djaloshit për gjashtë orë në sallën e operacionit, por me gjithë përpjekjeve, ai mbeti pa katër gishta.

    Nëntëvjeçari është ende në intubim përveç dorës iu janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes. Kjo ndodhi pasi ai kishte gëlltitur tymin pas ndezjes së fishekzjarrit.

    Djaloshi thuhet se e kishte mbajtur në dorë fishekzjarrin dhjetë centimetra të gjatë dhe tre centimetra të trashë, dhe ka arritur ta ndezë me shkrepëse e cila shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark