×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Salih Mustafa, i dyshuar për krime lufte

    Insajderi
    24 September 2020 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 9:30, Policia e EULEX-it ka arrestuar Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, por sipas burimeve të Insajderit, ai pritet të ekstradohet për në Hagë.

    Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësitin e quajtur BIA.

    Eulexi u ka thënë familjarëve që nuk e kanë arrestuar Mustafën, mirëpo personat që e kanë arrestuar kanë qenë me uniforma dhe vetura të EULEX-it.

    Insajderi ka kërkuar informata nga Eulex-i dhe Dhomat e Specializuara, por ende nuk janë përgjigjur. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark