×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet personi që në dosjet e dërguara në OVL UÇK rezulton i vdekur

    Insajderi
    24 September 2020 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cen Desku, i cili ishte në mesin e njerëzve që në listat e dorëzuara te OVL e UÇK-së, rezultonte si person i vdekur, ka folur sonte duke treguar se ai është gjallë, dhe se nuk ka njohuri që ai rezulton në ato lista si i vdekur, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë që është i gjallë dhe do të ekzistojë gjatë, derisa ka treguar se është dëshmitar i Gjykatës Speciale.

    “Un jam i gjallë, ekzistoj dhe do të jem gjatë. Nuk kam njohuri që jam në ato listat që ka OVL e UÇK-së, si kam parë. Jam kërcënuar edhe prej serbëve edhe prej shqiptarëve, por nuk e kam atë hall. Kam dëshmuar edhe në UNMIK edhe në EULEX, e po ashtu edhe në Gjykatën Speciale”, ka thënë Desku.

    “Është e incizuar deklarata ime në Dragobil, do të ishte mirë të dëgjohet por nuk kam mundësi ta sigurojë, se ajo sqaron shumë gjëra”, ka theksuar ai në TV Dukagjini.

    Ndërsa, pas arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, si i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka thënë se fajtorë për këtë arrestim janë OVL e UÇK-së.

    Ai ka thënë se duke e parë situatën dhe mënyrën e arrestimit të Mustafës, ka një rrjedhë që është duke ndodhur kohëve të fundit, e që ka lidhje me publikimin e dosjeve.

    “Duke e parë krejt situatën, mënyra si është arrestuar ai, dërgimi në qendër paraburgimi, ka një rrjedhë që është duke ndodhur kohëve të fundit. Natyrisht faji për këtë gjendje, arrestimit të tij, paraburgosje së tij, janë fajtorë OVL e UÇK-së”, ka theksuar Kajtazi.

    Po ashtu, kryeredaktori Kajtazi, ka thënë se OVL e UÇK-së është duke bërë spektakle fals.

    “Të gjithë ata që do të paraburgosen, fajtorë do të jenë OVL e UÇK-së. Kanë dërguar mesazh të kërcënimit të dëshmitarëve, të ndërhyrjes në proces gjyqësor”, është shprehur Kajtazi.

    Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

    Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi./ Insajderi.org

    LEXO EDHE:

    Kush është Salih Mustafa, i arrestuari i parë nga Specialja

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark