×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në Speciale nuk jam pyetur për trafikim të organeve dhe për asnjë vrasje”

    Insajderi
    24 September 2020 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është pyetur nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për trafikim të organeve, për Shtëpinë e Verdhe dhe për asnjë vrasje. Edhe pse dy akuzat e para janë themel i Gjykatës Speciale.

    “Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim të organeve. Edhe pse kjo ka qenë baza e themelimit të Gjykatës Speciale”, është shprehur Thaçi, në Pressing.

    “Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Thaçi në Pressing.

    Tutje, Thaçi tha se nuk është pyetur për asnjë vrasje nga prokurorët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark