Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dal fituese me 438 mijë e 334 vota, apo 49.95%. Partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19 ulëse të deputetëve.
Pesëshja më e votuar e kësaj partie janë Enver Hozhaj që ka marrë 100 mije e 518 vota, Uran Ismaili 26 mijë e 748 vota, Bedri Hamza 24 mije e 33 vota, Mergim Lushtaku 16 mije e 317, Memli Krasniqi 15 mijë e 931. /Insajderi.org