Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dal fituese me 438 mijë e 334 vota, apo 49.95%. Partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar vetëm 8 ulëse të deputetëve në kuvend.
Pesëshja më e votuar e kësaj partie janë, Ramush Haradinaj 41 mijë e 406 vota, Daut Haradinaj 13 mijë e 749, Besnik Tahiri 7 mijë e 815, Bekë Berisha 7 mijë e 630 vota, Time Kadrijaj 6 mijë e 804 vota.