Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen Llapi dhe Dukagjini, skuadra nga Superliga dhe ajo nga Liga e Parë, shkruan Insporti.
Rrugëtimi i Llapit deri në finale ka qenë mjaftë i vështirë, ku ka mposhtur skuadra të mëdha sikurse Ballkanin, Trepçën 89′ dhe Prishtinën.
Teksa, Dukagjini ka fituar përballë 2 Korrikut, Drenicës dhe Istogut.
Përveç trofeut, skuadra triumfuese do sigurojë edhe daljen në Evropë.