Tashmë janë vendosur edhe flamujt e Kosovës në ndërtesën ku po qëndrojnë sportistët e Kosovës në Fshatin Olimpik në Japoni.
Në këtë kompeticion madhor, Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë nga 23 korriku e deri më 8 gusht.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar në “Facebook” pamje nga Fshati Olimpik i Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
KOK-u gjithashtu ka bërë të ditur se sot do të arrijnë edhe ekipi olimpik i xhudos dhe ai i boksi.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5821792567892734