Dinamika e hetimeve të vrasjes së biznesmenit fierak Demir Backa ka bërë që të zbulohen detaje të reja rreth ekzektumit te tij.
Nga të dhënat paraprake ka rezultuar se në vrasjen e biznesmenit Demir Backa kanë marrë pjesë tre persona. Ditën ekzekutimit në makinën tip “Benz” kanë qenë dy persona. Pasi kanë kryer vrasjen dhe janë larguar në drejtim të fshatit Daullas, atentatorët janë pritur nga një makinë tjetër, e cila i ka ndihmuar të largohen.
Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për t’i pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar. Ditën e ngjarjes grupi hetimor gjeti brenda makinës së djegur një automatik dhe një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer ekzekutimi.