Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.
Durmishi tha se Lekaj ka shpifur për të në dy raste, rasti i parë është për çështje personale, ndërsa rasti i dytë thotë se Lekaj e akuzoi për një kontratë 50 milionëshe të nënshkruar nga ai.
Në lidhje me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Deputetin e AAK-së, Pal Lekaj i cili deklaratat e Durmishit i konsideron si humbje kohe.
“Është humbje kohe të merrem me deklaratën e tij. Durmishi i ka dy padi për shpifje nga unë me të shihem në gjykatë”. tha Lekaj për Insajderin/BesartaKalaja/ Insajderi.org