Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që po bashkëjetonte me një të mitur.
Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj rreth orës 08:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e mitura do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.