Tenistja 17 vjeçare, Meshkatolzahra Safi shkroi historinë, duke u bërë lojtarja e parë nga Irani që fitoi një ndeshje në Grand Slam për junior, shkruan Insporti.
Po ashtu, ajo është tenistja e parë që shërben duke bartur shami në një turne të tillë. Safi u fut në fushë me shami në kohë dhe me fanellë me mëngë të gjata.
“Jam mësuar të luaj me këtë veshje që prej moshës nëntë vjeçare. Do të vazhdoj ta bëj këtë. Është pjesë e imja”, shpjegon ajo. Në Iran, gratë janë të detyruara të bartin shami në publik.
Safi e humbi meçin kundër belges Sofia Costoulas në dy sete. Por ajo e kishte shkruar historinë tashmë pak ditë paraprakisht.
Ajo u bë iraniania e parë që e fiton një ndeshje në një turne të madh tenisi, duke e mposhtur australianen Anja Nayar 6:4, 6:3 në rrethin e parë.