
Deputejte Dude Balje ka sqaruar se në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në të cilin u diskutua çështja e Trustit, nuk ka dhënë qëndrimin e saj personal por të grupit që ajo përfaqëson.
Dude Balje në komision ka folur në emër të Grupin Multietnik duke “abstenuar” lidhur me projektligjin që mundëson tërheqjen e Trustit.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi Balje sqaron se vota e saj në seancën e Kuvendit do të jetë “pro”.
“Ne jemi 8 deputet në Grup. Sot kemi fol në emër të grupit. Dhe une kam votuar në emër të grupit. Ne kemi qenë 4 me 4 brenda grupit. Vota ime ka qenë pro. Në kuvend do të votoj pro”, tha ajo për Insajderin.
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Fincanca nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka abstenuar në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Balje, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar që po mbahet sot, tha se Grupi Parlamentar 6+ nuk ka ende qëndrim rreth iniciativës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Unë nuk e kam mendimin e grupit parlamentar dhe për këtë arsye unë do të abstenoj në mbledhjen e sotme”, tha Balje.
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përkrahur iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursyera në Fondet Pensionale nga qytetarët.