×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shoferi që “nxori” maksimumin nga garancia: Ai përshkoi pothuajse një milion kilometra dhe ia ndërroi nëntë herë motorin, veturës së tij

    Insajderi
    25 May 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo çdo blerës i makinave kërkon garancitë e shtrenjta shtesë që ofrojnë tregtarët.

    Kjo pasi që shumica e njerëzve nuk duan kosto shtesë paraprake dhe konsiderojnë se garancia e prodhuesit është e mjaftueshme.

    Sidoqoftë, ndonjëherë – dhe kjo është një nga ato raste – garancitë shtesë rezultojnë të vlejnë çdo qindarkë, përcjell Telegrafi.

    Bëhet fjalë për një garanci e tillë dhjetëvjeçare për një Kia Sorento 2012 që skadoi javën e kaluar.

    Siç ka bërë të ditur një mekanik ku makina ishte servisuar, marrëveshja e saj e shërbimit me kilometra të pakufizuar dhe 10-vjeçare i mundësoi asaj të udhëtonte mbi gjysmë milioni milje ndërsa supozohej se i ka ndërruar nëntë motorë.

    Falë të dhënave të shumta të shërbimit që mbajti pronari, riparimet e bëra në një Kia që arrinte mesatarisht 60,800 milje në vit (rreth 98 mijë km) janë plotësisht të njohura.

    Kështu, me kalimin e viteve, Sorento dyshohet se i janë bërë 203 ndërrime vaji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark