Sot në ambientet e Fakultetit të Sportit dhe Edukimit FIzik të Universitetit të Prishtinës është promovuar libri “Bio-bibliografia e Prof. Dr. Dushko Bjelicës”, shkruan Insajderi.
Autor të këtij libri janë Petar Krivokapiq dhe Nada Draškoviq.
Në promovimin e librit të pranishëm ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik, prof.Musa Selimi, ish-reprezentuesi i Kosovës dhe profesor i Universitetit, Malsor Gjonbalaj, drejtori i Akademisë Olimpike të Kosovës, Dr. Fitim Arifi, trajneri dhe profesori i futbollit, Sami Sermaxhaj.
Drejtori i Akademisë Olimpike të Kosovës, Arifi mbajti një fjalim të fuqishëm duket thënë se është shumë e vështirë të bashkohet një punë e tillë e një shkenctari siç është Dushko Bjelica.
Promovimi u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit para rreth njëqind pjesëmarrësve.
Krejt në fund Bjelica falënderoi nikoqirët për nderin që ia dhuruan dhe mikëpritjen e ngrohtë. /Insajderi/