×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Mallkimi i numrit 7″/ Mariano Diaz kërkon largimin nga Real Madrid

    Insajderi
    25 June 2022 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mariano Diaz i ka thënë Real Madridit se po kërkon të largohet nga klubi në merkaton e verës.

    Pas hezitimit të sulmuesit për t’u larguar nga “Los Blancos” vitin e kaluar, ai më në fund duket i gatshëm për të nisur një aventurë të re pas një rikthimi të pasuksesshëm në klub nga Lyon në 2018.

    Në këto katër sezone, Mariano ka luajtur gjithsej 59 ndeshje, duke shënuar shtatë gola. Rëndësia e tij në skuadër nuk ka qenë ajo që pritej kur u kthye për 21 milionë euro.

    As dëmtimet e tij të vazhdueshme nuk e kanë ndihmuar, por, pavarësisht se rrallë hynte në skuadër, ai gjithmonë kishte preferuar të qëndronte në Real Madrid, pavarësisht se kishte oferta.

    Real Madrid madje kërkoi një lëvizje te Rayo Vallecano me një pagë më të lartë se sa merrte, por lojtari preferoi të qëndronte në Estadio Santiago Bernabeu.

    Një sezon më pas dhe, duke parë sa pak shanse iu dha nga Carlo Ancelotti, ai tani po kërkon në mënyrë aktive një rrugëdalje përpara përfundimit të kontratës së tij që skadon në 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark