Insajderi
Insajderi

Kurti takohet me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, ja çfarë u bisedua

Insajderi
11 July 2022 - 19:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti takohet me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, ja çfarë u bisedua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, në margjinat e “Symi Symposium” që po mbahet në Athinë.

Në këtë takim, sipas një komunikate të lëshuar në Zyra e Kryeministrit, është folur për marrëdhëniet mes dy vende si dhe është vlerësuar bashkëpunimi i ngushtë që kanë dy shtetet.

Kjo është komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq

Athinë, 11 korrik 2022

Pas diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark