×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Amir Rrahmani e bën të lumtur një vogëlushe

    Insajderi
    02 August 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Amir Rrahmani është një futbollist i dashur për të gjithë.

    Përfaqësuesi kosovar ka qenë gjithmonë korrekt në fushën e blertë, por edhe me tifozët kundërshtarë, ndërsa admirohet nga tifozët e secilit klub që e përfaqëson.

    28 vjeçari e ka shfaqur edhe një herë shpirtin e tij të bardhë me veprimin e fundit.

    Futbollisti i Napolit në fakt e ka gëzuar një vogëlushe gjatë stërvitjes që po e zhvillonte me ekipin.

    Qendërmbrojtësi kosovar e nënshkroi fanellën e tij dhe ia dhuroi atë tifozes së vogël napolitane, e cila u pa e gëzuar pasi e mori një dhuratë speciale.

    Rrahmani është njëri prej futbollistëve më të mirë të Napolit, ndërsa kishte eksperienca të suksesshme edhe në Lokomotiva Zagreb, Dinamo Zagreb dhe Verona, shkruan “Gazeta Express”.

    Ai është edhe lider i mbrojtjes në ekipin kombëtar të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark