×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kjo është vetura modeste që voziste Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

    Insajderi
    14 August 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe ylli portugez shpesh ka treguar makinat luksoze që posedon

    Ndër koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

    Megjithatë, makina e tij e parë ishte shumë më modeste. Ai e bleu atë në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç.

    Duke qenë se Instagrami nuk ishte krijuar atëherë, nuk e kemi parë asnjëherë në foto në timonin e asaj makine.

    Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 e zezë, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volkswagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.

    Ajo makinë i kushtoi pak më shumë se 35.000 euro, që nuk është pothuajse asgjë kur mendon se ai tashmë fitonte 1.8 milionë euro në vit te Manchester United. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark