×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pamjet e kamerave janë marrë nga SHKK para se t`i marrë policia” – Ministrja Haxhiu shpalos raportin e inspektimit në rastin Dehari

    Insajderi
    12 September 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot për gjetjet e inspektoratit të ministrisë, për rastin e vdekjes së aktivitetit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në vitin 2016 në paraburgim.

    Haxhiu deklaroi se për rastin në fjalë ka shumë kontradikta dhe paqartësi, duke theksuar se ata gjetjet i kanë hedhur në një dokument të cilin do ta dërgojnë tek kryeprokurori i shtetit.

    “Që nga marrja e detyrës, nga zyrtarë të ndryshëm, kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave përgjegjës në këtë rast. Për të sqaruar zbatimin e procedurave brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, nëse zyrtarët përgjegjës kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre, kam kërkuar inspektim dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti. Më lejoni që sot t’i adresoj gjetjet e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Haxhiu.

    Sipas Haxhiut, raporti i përpiluar nga inspektimi Ministrisë së Drejtësisë, ka evidentuar shumë shkelje.

    Ajo tha se incizimet e kamerave të sigurisë në Burgun e Prizrenit, ku Dehari ishte në prburgim ishin marrë fillimisht nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Kryeinspektori i MD-së, e mandej nga Policia e Kosovës.

    “Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të drejtorit të ish-Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarët e komisionit tjetër, përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit përkatës për mbrojtjen e të dhënave. Është e rëndësishme të theksohet se incizimet janë marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e SHKK-së, janë marrë para se ato t’i merrte policia, pra nga data 5-7 nëntor të vitit 2016”, tha Haxhiu.

    Në prezentimin të gjetjeve Haxhiu përmendi se si për këtë rast ishin nxjerrë edhe dy raporte, e që sipas saj zyrtarët i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

    “Më tutje sipas raporti, kryeinspektori në vitin 2016 lidhur me rastin në fjalë ka nxjerrë dy raporte, njëra më datë 14 nëntor 2016 dhe tjetra me datë 21 nëntor 2016.  Arsyeja se pse inspektorati e ka vlerësuar këtë si problem, është se  në raportin e parë thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshëm duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kompetencat ligjore sepse kryeinspektori nuk ka të drejtë të cilësojë nëse është vrasje apo vetëvrasje, ne vlerësojmë se i njëjti i ka tejkaluar kompetencat ligjore”, tha Haxhiu.

    “Raporti tjetër thotë se po bëhet inspektim dhe shkruan se me rastin e vdekjes, janë dy raporte kontradiktore. Këto janë të nënshkruara nga kryenspektori Ylbert Topalli, ky i fundit e mohon raportin e datës 14 nëntor e mohon edhe që e ka atë nënshkruar. Mendoj që u takon organeve të ndjekjes nëse ky raport është i falsifikuar apo inspektori nuk është duke e thënë të vërtetën”, ka thënë me tej Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark