Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës, mbrëmjen e 13 shtatorit, në Klinë
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Dyshimet fillestare janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti po trajtohet si hetimi i vdekjes”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Ai tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.
Lidhur me këtë rast nga policia ka thënë se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.